Artikull
Martë 3 Shkurt 2026 14:46
Martë, 3 Shkurt 2026, 14:46
FOTO: nfc.bg
Madhësia e shkronjave
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Publikut në Festivalin e 52-të Ndërkombëtar të Filmit në Vjurcburg (Würzburg), Gjermani. Pas numërimit të votave, rezultatet e filmave “Made in EU” dhe “DJ Ahmet” ndryshonin vetëm me pesë shifra pas presjes dhjetore, prandaj organizatorët vendosën të japin një vend të parë të përbashkët. Këtë e bëri të ditur Qendra Kombëtare e Filmit.
Filmi, i cili tashmë ka në portofolin e tij një sërë çmimesh, ishte pjesë e programit kushtuar kinemasë së Evropës Lindore dhe Juglindore dhe tërhoqi interes të madh nga publiku. Ai është një bashkëprodhim i Bullgarisë, Gjermanisë, Çekisë dhe Francës. Filmi na kthen në kohën e pandemisë së COVID-it. E akuzuar se është shkaktarja e shpërthimit të COVID-it në një qytet të vogël, rrobaqepësja Iva shndërrohet në “kokë turku”, e përndjekur nga sistemi që prej vitesh nxjerr fitime nga puna e saj.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova