Artikull
Mërkurë 4 Shkurt 2026 17:01
Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 17:01
FOTO: Facebook / National Gallery
Madhësia e shkronjave
Artisti shqiptar Driant Zeneli hap një ekspozitë personale në Sofje me temën "Nëse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, do të ishte e mrekullueshme". Hapja është më 5 shkurt (e enjte) në orën 18:00 në “Kuadrat 500”.
Ekspozita e Driant Zenelit është një instalacion video që e konsideron pasigurinë jo si mungesë ose dështim, por si një pozicion aktiv dhe një hapësirë për imagjinatë.
Ekspozita bashkon katër vepra video të krijuara midis viteve 2011 dhe 2023, secila pjesë e një trilogjie të ndryshme në praktikën e artistit. Në vend të një rrëfimi retrospektiv, përzgjedhja ndjek një metodë artistike sekuenciale në të cilën përvoja realizohet plotësisht si ndoshta e pasuksesshme. Ekspozita hyn në një dialog aktiv me hapësirën, duke menduar për historinë jo si një të kaluar të përfunduar, por si një gjendje të vazhdueshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva