EKONOMI

Artikull

Bullgaria renditet e dyta në BE për shitjet me pakicë në dhjetor

Enjte, 5 Shkurt 2026, 14:27

Bullgaria renditet e dyta në BE për shitjet me pakicë në dhjetor

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Vëllimi i shitjeve me pakicë në vendin tonë u rrit në dhjetor 2025 me 1.6% krahasuar me muajin paraardhës, kur ishte rritur me 0.2%, tregojnë të dhënat paraprake të Eurostat-it. Në tetor të po atij viti, në baza mujore, tregtarët me pakicë në Bullgari regjistruan një rritje të qarkullimit prej 0.5%, ndërsa në shtator – 1.3%.

Për krahasim, në Bashkimin Evropian dhe në eurozonë tregtia me pakicë u ul me 0.5% në dhjetor krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, por në baza vjetore shitjet u rritën në BE me 1.7% dhe në eurozonë me 1.3%.

Në baza vjetore, shitjet me pakicë në vend u rritën me 7.5% në dhjetor 2025, çka e rendit Bullgarinë në vendin e dytë në BE sipas këtij treguesi. Në nëntor dhe tetor rritja ishte më e vogël – përkatësisht 3.1% dhe 7.4%.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova