LAJME

Artikull

Bullgaria punon deri në vitin 2027 për t’u bërë anëtare e 39-të e OECD-së

Premte, 6 Shkurt 2026, 10:25

Bullgaria punon deri në vitin 2027 për t’u bërë anëtare e 39-të e OECD-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria shpreson të bëhet anëtare e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vitin 2027 dhe të përfundojë me sukses procesin e anëtarësimit deri në fund të vitit 2026, deklaroi në Sofje sekretari i përgjithshëm i organizatës, Mathias Cormann.Ai theksoi se vendi përballet me sfida serioze që lidhen me proceset demografike, sistemin e pensioneve dhe varfërinë, por nënvizoi edhe përparim të dukshëm. Gjatë prezantimit të raportit të OECD-së për vitin 2025 u konstatua se të ardhurat në vend gradualisht po afrohen me ato të ekonomive të zhvilluara, megjithëse hendeku në produktivitet mbetet i madh. Rritja ekonomike mbështetet nga konsum i qëndrueshëm privat dhe publik, i bazuar në rritjen e pagave dhe normat e ulëta të interesit, thuhet në raport.

Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se Bullgaria tradicionalisht arrin objektivat e saj strategjike edhe në kushte krize. Janë mbyllur negociatat me OECD-në për 11 kritere dhe pritet që në vitin 2026 të përfundojnë edhe 7 kriteret e mbetura, shtoi kryeministri në detyrë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova