LAJME

Artikull

Presidentja bëri thirrje nga Milano që “politika të qëndrojë larg sportit”

Premte, 6 Shkurt 2026, 12:27

Presidentja bëri thirrje nga Milano që “politika të qëndrojë larg sportit”

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Pjesëmarrësit bullgarë në Olimpiadën Dimërore janë profesionistë të mëdhenj, të cilët punojnë shumë me veten dhe duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre. Me këto fjalë presidentja Ilijana Jotova iu drejtua sportistëve bullgarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore XXV në Milano dhe Cortina.

Së bashku me presidenten e Komitetit Olimpik Bullgar, Vesella Leçeva, kreu i shtetit ishte e ftuar në pritjen zyrtare të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për krerët e shteteve dhe drejtuesit e komiteteve olimpike kombëtare.

“Le të qëndrojë politika larg sportit, sepse sportistët nuk e meritojnë këtë, duke pasur parasysh punën e tyre të jashtëzakonshme, tensionin dhe ëndrrat e mëdha për medalje. Le të çlirohemi nga pasionet politike”, theksoi Ilijana Jotova.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova