Artikull
Premte 6 Shkurt 2026 15:42
Premte, 6 Shkurt 2026, 15:42
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
APS dhe koalicioni "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bënë thirrje veçmas presidentes Ilijana Jotova të vërë veton ndaj ndryshimeve të miratuara në Kodin Zgjedhor, sipas të cilave seksionet në vendet jashtë BE-së dhe jashtë misioneve tona diplomatike janë të kufizuara në 20. Mbrëmë gjatë votimit, Hasan Ademov (APS) tha se ka votuar kundër kufizimeve të propozuara nga "Vëzrazhdane" sepse nuk mund të pranojë që në shekullin e 21-të në Bullgarinë Evropiane të shkelen të drejtat kushtetuese të qytetarëve bullgarë. Sipas tij, lufta për votën nacionaliste po bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Duke folur sot me gazetarët në selinë e "Po, Bullgaria" nga koalicioni PP-DB, bashkëkryetari i partisë Ivajllo Mirçev tha se kufizimet e votuara përfundimisht për seksionet jashtë vendit janë bërë për të përfituar kryetarin e DPS-së, Deljan Peevski. "Peevski nuk dëshiron që votat nga jashtë të ndikojnë në rezultatin në Bullgari, sepse është e vështirë të blihen vota atje", tha Mirçev.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva