POLITIKË

Artikull

Doc. Spas Tashev: Bullgarët jashtë vendit janë një burim strategjik për shtetin

Premte, 6 Shkurt 2026, 15:45

Doc. Spas Tashev

Doc. Spas Tashev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kriza demografike tashmë është çështje e sigurisë kombëtare, dhe jo thjesht një problem statistikor. Këtë e deklaroi për Radio Bllagoevgrad doc. Spas Tashev – demograf dhe studiues në Institutin për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas studiuesit, vitet e fundit vërehet njëfarë stabilizimi demografik, përfshirë një bilanc pozitiv migrator dhe kthimin e bullgarëve nga jashtë vendit.

“Bullgarët jashtë kufijve janë një burim strategjik që shteti duhet ta shfrytëzojë përmes politikave të qëndrueshme dhe afatgjata”, thekson Tashev. Ai nënvizon nevojën për stabilitet politik dhe vazhdimësi në qeverisje, pa të cilat përpjekjet për përballimin e krizës demografike do të jenë të fragmentuara. “Zgjidhja e problemit demografik duhet të jetë Doktrina Kombëtare e Bullgarisë në shekullin XXI”, thotë Tashev.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova