Artikull
Premte 6 Shkurt 2026 19:35
Premte, 6 Shkurt 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 6°C. Për Sofjen priten rreth 4°C. Gjatë ditës vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të konsiderueshme. Në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Bullgarinë Verilindore deri mesatare nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 10°C, në Bullgarinë Jugore ndërmjet 11 dhe 14°C, ndërsa në zonat më jugperëndimore deri në 17°C. Në kryeqytet temperaturat do të jenë rreth 10–11°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara dhe nuk priten reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 10–13°C. Temperatura e ujit të detit është nga 5 deri në 7°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje dëbore, ndërsa nën 1500–1600 metra reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 8°C, ndërsa në 2000 metra rreth 1°C.
Të dielën temperaturat minimale do të mbeten pothuajse të pandryshuara. Priten reshje më të konsiderueshme në Bullgarinë Jugore dhe temperaturat do të fillojnë të bien.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova