LAJME

Artikull

Borisov kritikoi Presidenten për vonesë në emërimin e kabinetit

Premte, 6 Shkurt 2026, 18:39

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: GERB/BGNES

Madhësia e shkronjave

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, akuzoi Presidenten Ilijana Jotova për vonim të qëllimshëm të emërimit të qeverisë teknike. Sipas Borisovit, aktualisht po zhvillohen “konsultime krejtësisht të pakuptimta”, pasi liderët politikë tashmë kanë shprehur kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme të menjëhershme:

“Presidentja Jotova të përfundojë menjëherë këto konsultime dhe zvarritje dhe të emërojë një kryeministër teknik. Të gjitha partitë dhe të gjithë liderët shprehën qëndrimin e tyre për zgjedhje të parakohshme të menjëhershme. Dhe ‘të menjëhershme’ do të thotë që ato të mbahen në mars.” 

Duhet të sqarojmë se aktualisht po zhvillohen konsultimet e Presidentes me forcat parlamentare për emërimin e kryeministrit teknik. Parashikimet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari janë për datën 19 prill. Sipas Kushtetutës, “presidenti, pas konsultimeve me grupet parlamentare dhe me propozim të kandidatit për kryeministër teknik, emëron qeverinë teknike dhe shpall zgjedhje të reja brenda një afati dy mujor”. 

Në dy fundjavat e para të prillit janë Dita e Dafinave (Cvetnica) dhe Pashkët. Atëherë është edhe pushimi pranveror i nxënësve.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva