Artikull
Shtunë 7 Shkurt 2026 06:10
Shtunë, 7 Shkurt 2026, 06:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me kuzhinë tradicionale dhe një program të pasur folklorik do të priten mysafirët e Festës së Sllaninës dhe Rakisë së Ngrohtë në qytetin Aprillci, në qarkun e Lloveçit. Këtë e bëri të ditur për BTA inxhinier Tihomir Kukenski, kryetar i komunës së Aprillcit. Edicioni i katërmbëdhjetë i festës në qytetin malor do të zhvillohet më 7 dhe 8 shkurt. Ansambli i gajdeve “Çellopeshki Pollëh” do të hapë programin e pasur muzikor. Në të dyja ditët e festivalit, shefi Pllamen Vinçev do të përgatisë “Gatimin e Gjyshes”, tradicional për festën, me 1000 vezë, 60 kg sllaninë dhe 60 kg presh në një tigan gjigant. Ditën tjetër, adhuruesit e kuzhinës tradicionale do të mund të shijojnë “Fasulen e Aprillcit me sllaninë dhe kërpudha”. Do të zhvillohen konkurse për “Sllaninën më të butë” dhe “Rakinë më të ëmbël”.
Ngjarja tradicionalisht mbledh mijëra mysafirë nga i gjithë vendi, të cilët shijojnë specialitete të shijshme vendase, raki të ngrohtë aromatike dhe një atmosferë të gëzueshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva