SPORT

Artikull

Bullgaria triumfon: Tervell Zamfirov fitoi medalje olimpike bronzi në Itali

Vendi ynë rikthehet në podiumin olimpik pas dy dekadash

Dielë, 8 Shkurt 2026, 18:36

Tervel Zamfirov fiton medalje bronzi në snowboard në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

Tervel Zamfirov fiton medalje bronzi në snowboard në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Një ditë e jashtëzakonshme për sportin bullgar – 20-vjeçari Tervell Zamfirov u ngjit në podium në Livigno. Snowboardisti ynë i talentuar fitoi medaljen e bronztë në slallomin gjigant paralel dhe kjo është medalja e parë olimpike për vendin tonë pas dy dekadash. Në finalen e vogël, Tervell Zamfirov fitoi në mënyrë dramatike pas foto-finishit ndaj sllovenit me përvojë 35-vjeçar, Tim Mastnjak. Kështu, Zamfirov u rendit mes vetëm pesë sportistëve bullgarë me medalje të fituara në Lojëra Olimpike Dimërore.

FOTO: AP/BTA

8 shkurti solli emocione të jashtëzakonshme për të gjithë bullgarët – tre snowboardistë bullgarë arritën në fazën kryesore të garës në slallomin paralel.

Malena Zamfirova u kualifikua në të tetat e finales dhe vetëm 2 të qindtat e sekondës nuk i mjaftuan për të hyrë në Top 8, në debutimin e saj olimpik, në moshën vetëm 16-vjeçare.


Malena Zamfirova debuton në snowboard në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali

FOTO: EPA/BGNES

Veterani i ekipit, Radosllav Jankov, e përshkoi pistën pa gabime, por u mposht nga Arno Gaudet dhe u eliminua në të tetat e finales në sllallomin gjigant paralel. Vetëm 11 të qindtat e sekondës e ndanë snowboardistin bullgar nga një vend në çerekfinale.

Radoslav Jankov përfundon garimin në snowboard

FOTO: EPA/BGNES

Garuesi ynë i katërt – Aleksandër Krëshnjak – nuk arriti të kalojë fazën kualifikuese në debutimin e tij në Lojërat Olimpike. Megjithatë, snowboardisti bullgar në disiplinën alpine, deklaroi për BNT se largohet nga Lojërat e Milano–Kortinës me emocione pozitive dhe mësime të rëndësishme.

Arritja e Tervell Zamfirovit i solli vendit tonë medaljen e shtatë nga Lojërat Olimpike Dimërore. Bullgaria tashmë ka 1 medalje ari, 2 argjendi dhe 4 bronzi, llogariti BTA.

Tervell Zamfirov në slallomin gjigant paralel në snowboard

FOTO: AP/BTA

Medalja e parë për vendin tonë daton nga viti 1980, kur Ivan Lebanov fitoi bronzin në ski vrapim në garën e 30 kilometrave. Një tjetër medalje bronzi u fitua nga Irina Nikullçina në Solt Lejk Siti 2002, në disiplinën e ndjekjes në biatlon. Ekaterina Dafovska mbetet kampionia e vetme olimpike e Bullgarisë, pasi triumfoi në garën individuale të 15 kilometrave në biatlon në Nagano 1998. Evgenia Radanova është sportistja më e suksesshme me tri medalje olimpike në short-track: argjend në 500 metra dhe bronz në 1500 metra në Solt Lejk Siti 2002, si dhe sërish argjend në Torino 2006.

Olimpiada në Milano–Kortina vazhdon — dhe bashkë me të, edhe ëndrrat bullgare!


Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova