Bullgaria është e fundit në klasifikimin në bazë të standardit të jetesës në Bashkimin Evropian

Bullgaria është në fund të klasifikimit për nga standardi i jetesës në Bashkimin Evropian, tregon një studim i ekonomistëve nga Akademia Bullgare e Shkencave. Për 7 vjetët e fundit tregueset për Bullgarinë kundrejt vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian janë nga 4 deri më 6 herë më të ulëta. Koeficienti mesatar i standardit material të jetesës në Bashkimin Evropian për vitin 2010 ka qenë 46,6%, derisa në Bullgari - mezi 9,9%, që na rendit në vendin e fundit mes 28 shteteve. Standardi më i lartë - 90,8% është llogaritur në Lihtenshtajn, kurse në “bisht” përpara nesh janë 3 vende - Letonia, Lituania dhe Rumania. Për vitin 2017 koeficienti mesatar në Bashkimin Evropian është 45,6%, kurse në Bullgari - 7%. Vendi ynë përsëri është në vendin e fundit, përpara nesh janë përsëri të dyja shtetet baltike dhe fqini ynë verior.


Още от БНР уеб