Presidenti Rumen Radev ndodhet për vizitë në Zvicër

Sot dhe nesër -21dhe 22 shkurt- Presidenti Rumen Radev është për vizitë zyrtare në Zvicër me ftesë të Presidentit federal Uli Maurer. Temat bazë të vizitës janë mundësitë për inkurajimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik dhe partneriteti i të dyja shteteve në sferat e arsimit dhe të shkencës, mbrojtjes dhe siguris, migracionit. Në bazën ushtarako-ajrore “Mejringen” presidentët do të vëzhgojnë stërvitje për reagim të shpejt me avionë FA18, në rast alarmi për shkelje të hapësirës kombëtare ajrore.