Kryeministri Bojko Borisov: Bullgaria do të jetë në sallën e pritjes për euron gjatë muajit korrik

Kryeministri Bojko Borisov deklaroi në Sofje se gjatë korrikut të këtij viti Bullgaria do të aderohet me Mekanizmin Valutor (ERM 2), i cili është i njohur gjithashtu si “salla e pritjes për euron”. Priten investime shumë të mëdha, papunësia dhe kontrabanda do të ulen nën 5 për qind, në fund të këtij viti borxhi i jashtëm i vendit do të jetë 17.5 për qind, ndërsa Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2019 do të jetë mbi 120 mlrd leva (61 mlrd euro), parashikon Bojko Borisov. Bullgaria e filloi përgatitjen për anëtarësim në ERM 2 gjatë korrikut të vitit 2018. Sipas Ministrit të Financave Vlladisllav Goranov, afati më i hershëm teknik për aplikimin e euros është viti 2022, por varianti më realist është 2023-ta.

Още от БНР уеб