Galeria më e madhe artistike në qytetin Plovdiv priti vizituesit e vet të parë

Kryeqyteti evropian i kulturës Plovdiv u “pajis” me galerinë më të madhe artistike deri tani, të quajtur “Kapana”. Salla e ekspozitës është në dy nivele me një sipërfaqe të përgjithshme 1000 metra katrore dhe është e pajisur në bazë të të gjitha kërkesave moderne. Sipas karakterit të ekspozitave mund të formohen 4 salla të veçanta ekspozuese. Një ekspozitë speciale-250 piktura nga fondi i bashkisë Plovdiv, priti vizitorët e parë. Ekspozita prezanton më tepër piktorë të njohur modernë si Joan Leviev, Gjeorgji Bozhillov-Sllona, Vëllçan Petrov dhe dhjetëra piktorë të tjerë.

Още от БНР уеб