Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë në luftimin e trafikut të qenieve njerëzore

Ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov nënshkruan në Ohër procesverbal bashkëpunimi në sferën e kundërvënies së trafikimit dhe tregtisë së qenieve njerëzore. Nënshkrimi i këtij dokumenti do të ndihmojë zgjerimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin operativ ndërmjet të dyja vendeve, mendojnë palët.


Още от Закуска на тревата