Vit i suksesshëm për turizmin bullgar balnear dhe SPA

Destinacionet për turizëm balnear dhe SPA janë theksi i Ekspozitës Turistike Ndërkombëtare “Malet e Bullgarisë – mikpritje në katër stinë”, e cila ishte hapur sot në qytetin jugor Smoljan në malin e Rodopeve.

Sipas Cvetelina Ivanova nga Asociacioni i Turizmit Balnear dhe SPA viti 2019 është shumë i mirë për këtë lloj turizmi, posaçërisht duke pasur parasysh se Bullgaria tashmë është përfshirë në listën e vendeve, në të cilat shtetasit gjermanë, që kanë paguar kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor, mund të mjekohen. Ajo shtoi se të gjitha vendpushimet, të cilat ofrojnë shërbime balneare dhe SPA – në brendësinë e vendit dhe në bregdet, janë destinacione për turitëm gjatë gjithë vitit dhe ofrojnë produkt me cilësi shumë të lartë. 


Още от БНР уеб