Covid-19 në Bullgari: Dita 147

270 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari

Rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë 270 nga 5582 teste PCR. Sipas të dhënave të Portalit Unik Informativ më shumë janë rastet në qytetin Bllagoevgrad – 55. Të shëruarit janë 146, të vdekurit me koronavirus janë 9. Në spital mjekohen 778 veta, 42 prej të cilëve në reparte intensive. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 9 raste të reja të koronavirusit të nëpunësve mjekësorë.

U shtuan rastet e Covid-19 ndër policët

Për shkak të rritjes së numrit të policëve të infektuar me Covid-19 Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kryeqytetit do të ulë numrin e policëve  në protestat. Sipas të dhënave të policisë gjatë javës së fundit nga 5-6 policë infektoheshinpër ditë. Për shkak të natyrës së punës së tyre policët vështirë mund të respektojnë masat kundërepidemike.

Aeroporti i Vjenës lejon fluturime nga dhe për Bullgarinë

Ndalimi i Austrisë për pranimin e aeroplanëve nga 18 shtete, ndër të cilët edhe Bullgaria, përfundon. Austriakët, shtetasit e BE-së dhe Zvicrës, si dhe ata me banim të përhershëm në Austri që mbërrijnë nga Bullgaria duhet të prezantojnë PCR test negativ në gjuhën gjermane ose angleze bërë jo më vonë se sa 72 orë para ardhjes në Austri. Ai i cili nuk ka test të tillë duhet ta bëjë në Austri brenda 48 orëve pas mbërritjes. Përderisa do të dalin rezultatet duhet të respektojë karantinë shtëpiake. Ato kërkesa janë në fuqi për shtetasit e SHBA-së, Shqipërisë, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Rusisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi. Kërkesat nuk janë në fuqi për shtetasit e vendeve evropiane ku numri i të infektuarve është minimal ose epidemia ka përfunduar. Për pasagjerët transit gjithashtu nuk kërkohet test PCR.Vazhdon ndalesa për hyrje në Austri për shtetasit e vendeve të treta, me përjashtim të njerëzve me banim të përhershëm në Hapësirën e Shengenit. Ata gjithashtu prezantojnë PCR test negativ bërë jo më vonë se 72 orë para ardhjes dhe vihen nën karantinë 10 ditore.

Lëvizja për në Greqi përmes pikës kufitare bullgare Kullata prapë është intensive

Rreshti i automobilave në pikën kufitare Kullata – Promahon është afro 5 km. Dominojnë veturat me regjistrim bullgar dhe rumun. Vazhdon testimi për Covid-19 megjithëqë secili që hyn në Greqi duhet të prezantojë rezultat negativ të testit PCR. Ka të ngjarë që masat kufizuese për turistët bullgarë dhe rumunë të bëhen më të rrepta për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve në të dy vendet.

Në qytetin Dobriç forcojnë masat kundër epidemisë

Nga 1 deri më 31 gusht bashkia e qytetit Dobriç të Bullgarisë Verilindore u vendos masa më të repta kundër epidemisë, transmetoi korrespondenti i RKB. Garat sportive në të hapur dhe në të mbyllur zhvillohen pa publik. Veprimtaritë e ndryshme kulturore mbahen me zënien e 50 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të sallave. Në qytet po përgatitet hapja e një laboratori për testim për Covid-19 i cili do të ndihmojë punën e Inspektoratit Shëndetësor Regjional.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.