Belgjika vendosi karantinë për ata që mbërrijnë nga dy regjione bullgare

Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës njoftoi, se vendi vendos karantinë të detyrueshme për ata që mbërrijnë nga Bullgaria Verilindore dhe Bullgaria Jugperëndimore. Ata që vijnë nga këto dy regjione bullgare do të vihen nën karantinë dyjavore në shtëpi në se kanë adresë të përhershme në Belgjikë, ose në një qendër speciale. Këta njerëz testohen për Covid-19.

Për ata që mbërrijnë në Belgjikë nga Bullgaria veri qendrore, juglindore, jug qendrore testimi dhe karantina janë rekomanduese.

Ndalohet udhëtimi nga Belgjika deri në rajonet verilindore dhe jugperëndimore të Bullgarisë. Me vëmendje të madhe duhet të udhëtohet deri te Bullgaria Veriqendrore, Juglindore dhe Jugqendrore.