Covid-19 në Bullgari – Dita e 196

Shkollat janë vendet me rrezik më të ulët të përhapjes së Covid-19

Pasi pamë se çfarë ndodhi në kopshtet dhe në çerdhet e fëmijëve ishim të qartë se çfarë do të ishte situata në shkollë. Nuk është e mundur që ato të jenë ishuj pa probleme, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angel Kunçev. Në qoftë se respektohen të gjitha masat kundërepidemike 100% atëherë shkollat do të jenë vendet me rrezik më të ulët të përhapjes së Covid-19, është i mendimit eksperti.

Organizata e aplikuar kufizon kontaktet e nxënësve me ata nga klasat e tjera. Sipas doc. Kunçevit masat në shkollat bullgare janë shumë të mira dhe u përgjigjen praktikave në pothuaj të gjitha shtetet evropiane. Sa për protestat kundër mbajtjes së maskave nga fëmijët në shkollë Kunçev mendon se mbajtja e tyre 30 minuta në ditë nuk do ta dëmtojë psikikën e fëmijëve.

Paralajmërim për efikasitetin e maskave në shkollë

Mbajtja e një maske gjatë tërë ditës në shkollë fsheh rreziqe, paralajmëroi alergologu Tihomir Mustakov. Para takimit të 19 të specialistëve në fushën e mjekësisë organizuar nga fondacioni MOST mjeku rekomandoi që fëmijët të mos grumbullohen në një vend gjatë pushimeve mes orëve të mësimit dhe të dalin jashtë shkollës, ku ajri është më i pastër.

Nxënësit mbeten në shkollë rreth 8 orë, madje më shumë. Mbajtja e një maske gjatë tërë kësaj periudhe fsheh rreziqe nga përhapja e infeksioneve të tjera. Në rast ngjitjeje eventuale të virusit Covid maska mund të humbasë funksionin e vet mbtojtës.

Duhet të ketë instruksione të qarta për mbajtjen e maskave, kur të hiqet dhe ku të vendoset, sepse në qoftë se ajo bie në dysheme, ose shkëmbehet me maskën e një fëmije tjetër, atëherë do të ketë efekt të kundërt, paralajmëron eksperti.

Publikuan rregulla për kërkesat në lidhje me përdorimin e maskave mbrojtëse gjatë pandemisë

Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve prezantoi në sajtin e vet këshilla për kërkesat në lidhje me përdorimin e maskave mbrojtëse gjatë pandemisë së Covid-19. Ato janë përgatitur në bazë të normave të Komitetit Evropian të Standardizimit (CEN).

Në përputhje me standardet maskat e punuara me dorë duhet të jenë prej pëlhurash të trasha, por duhet t'ju lejojnë të merrni frymë lehtë dhe të mos avulloni fytyrën. Zgjidhjet ekstreme, si materiale izoluese ndërtimi, pelena, qese për fshesë me korrent etj. nuk lejohen aspak. Maskat për përdorim të shumëfishtë duhet të lahen me temperaturë të ujit të paktën 60 gradë. Nuk rekomandohet tharja me tharëse flokësh ose në soba me mokrovalë.

Tërë informacioni mund të lexohet KËTU.

“Bulgaria Air” u jep bonus pasagjerëve për shkak të pandemisë

Që t’u përgjigjet nevojave të klientëve të vet dhe gjendjes dinamike në kushtet e pandemisë aviokompania kombëtare “Bulgaria Air” zgjati periudhën e ndryshimit falas të biletave të avionëve.

Çdo një pasagjer i cili ka udhëtim të planifikuar me fluturime të “Bulgaria Air” deri më 30 shtator ka mundësi të ndryshojë falas një herë datën e udhëtimit, destinacionin, ose emrin e pronarit të biletës. Një kusht i rëndësishëm është që pasagjeri të informojë për vendimin e vet jo më vonë se 24 orë para fluturimit.

3.13% janë të infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 6 402 teste të bëra

189 janë të infektuarit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 6 402 teste të bëra , tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ, ndërsa numri i tyre total që nga fillimi i pandemisë është 18 733. Të shëruarit janë 119. Kështu numri i tyre total që nga fillimi i pandemisë shkoi në 13 510. Kanë vdekur 4 veta, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë është 753.

Rastet aktive janë 4 470. Të hospitaliziarit janë 728. 34 prej tyre gjendet në repartet intensive.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN