Covid-19 në Bullgari – Dita e 206

Nuk ka krizë shëndetësore me Covid-19 në Bullgari

Nuk ka krizë shëndetësore me Covid-19 në Bullgari. Hartohen kritere të qarta dhe të sakta për numrin e të sëmurëve me koronavirus në rajone. Nuk duhet të krijojmë ndjenjën e panikut dhe frikës te njerëzit. Këtë e tha para bTV ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angellov. Nuk e di se çfarë i detyrohen thëniet për mbylljen e shkollave në fund të tetorit. Tani për tani nuk diskutohet varianti i kthimit të postblloqeve.

Prof. Todor Katranxhiev: 25 të sëmurë në 100 mijë veta është kufiri i rrezikshëm i cili nuk duhet të kalohet

Gjatë shtatorit përhapja e virusit në Bullgari u ul deri në një nga nivelet më të ulëta në BE. Kjo u bë shkak për neglizhimin e masave mbrojtëse. Me fillimin e muajve të ftohta pritet rritje e numrit të të infektuarve, tha para Nova TV drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit profesor Todor Kantarxhiev. 25 të sëmurë në 100 mijë veta është kufiri i rrezikshëm i cili nuk duhet të kalohet.

50 për qind e të huajve kalojnë transit përmes Bullgarisë

Pothuajse 70 për qind ulje të vizitave të të huajve në Bullgari gjatë gushtit evidentojnë nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Gjatë situatës epidemike që po vazhdon udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë shtetit në gusht ishin me 37.7 për qind më pak se sa në gusht 2019. Vizitat e të huajve në Bullgari gjithashtu shënojnë ulje me 67.9 për qind në krahasim të gushtit 2019.

Ulje u regjistrua në të gjitha udhëtimet – pushim dhe ekskursion – me 81.6 për qind, udhëtim me shërbim – me 60.6 për qind. Ulje shënojnë edhe udhëtimet transite të të huajve përmes Bullgarisë me 50.4 për qind.

6.5 për qind janë të infektuarit me Covid-19 nga 3 302 PCR teste

216 janë rastet e reja të koronavirusit tek ne të zbuluara nga 3 302 PCR teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për 24 orët e fundit. Gjatë periudhës vdiqën 11 veta, 163 u rimëkëmbën nga koronavirusi. Në spital mbeten 780 pacientë, 42 prej tyre në reparte intensive.

Rastet e konfirmuara të Covid-19 te personeli mjekësor arritën 1132, pasi gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 13 të infektuar.

Në buxhetin shtetëror për 2021 parashikohet mundësi për deficit mbi 3 për qind

Në rast rrethanash të jashtëzakonshme deficiti buxhetor të mund të tejkalojë pragun e parashikuar nga 3 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto, propozon Ministria e Financave. Pandemia Covid-19 dhe stangacioni global ekonomik vendosën në provë kornizat fiskale të një numri të madh shtetesh duke përfshirë edhe Bullgarinë, arsyetohen motivet e ministrisë.

Në deficitin shtetëror nuk do të përfshihen shpenzimet me mjete nga BE-ja, duke përfshirë edhe bashkëfinancimin kombëtar. Krahas kësaj parashikohet që mjetet e pashfrytëzuara të përdoren për politika të tjera me prioritet.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN