5.83% prej PCR testeve të fundit janë pozitive me Covid-19

276 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari nga 4 736PCR testet e zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit. Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 52, pas kësaj radhitet Bllagoevgrad – 49 dhe Plovdiv – 29 raste të reja. 6 veta kanë vdekur. Gjithsej 814 pacientë me koronavirus mbeten në spital, 44 prej të cilëve janë në repartet intensive. Janë shëruar 150 veta. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ deri në mesnatë.

Një vatër e Covid-19 u regjistrua në një hospis në Tërgovishte. Atje me koronavirus deri në momentin e tanishëm janë regjistruar 29 veta, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Tëgovishte Evtim Petkov. Janë marrë të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë dhe profilaksisë. Personeli disponon veshje mbrojtëse.
Още от MË E RËNDËSISHMJA PËR KORONAVIRUSIN