Burgas është në vend të dytë në klasifikimin Transformative Cities

Qyteti bregdetar bullgar Burgas pranë Detit të Zi zë vend të dytë në klasifikimin e përkohshëm të iniciativës Transformative Cities. Votimi do të vazhdojë deri më 16 nëntor dhe çdonjëri mund ta shprehë përkrahjen e vet në këtë adresë.

Transformative Cities ka për qëllim t’i popullarizojë shembujt e mirë në botë në marrjen e vendimeve të lidhura me sfidat ekonomike, sociale, politike dhe ekologjike.

Kandidatura e Burgasit është në sektorin “Energji”, sepse gjatë disa viteve të fundit u arritën suksese në zbatimin e masave për rinovimin e fondit të ndërtesave në qytet – ndriçimi rrugor u zëvendësua me më efikas energjetikisht dhe u morën hapat e parë drejt përdorimit të automjeteve elektrike, të cilat mund të karikohen falas. Pritet që qyteti të marrë 56 autobusë të rinj elektrikë.