Kriza është rezultat i mosrespektimit të masave kundërepidemike

Nuk e kemi lejuar Bullgarinë të jetë në vendet e para në botë për nga vdekshmëria. "Që nga fillimi i epidemisë ne u bëjmë thirrje njerëzve për t’i ndjekur masat. Kjo është rezultat i mosrespektimit të tyre, nënvlerësimit të virusit dhe djegies së maskave përpara Këshillit të Ministrave. Mosbesimi i madh ndaj sistemit, i akumuluar gjatë viteve, çoi në këtë rezultat" – tha para televizionit bTV Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angelov.

Nuk kemi humbur asnjë ditë. Kisha takime me shtabet, organizimi u bë sipas mundësive në rajonet përkatëse. Problemi është mungesa e mjekëve. Sistemi ka nevojë për riparime serioze, por nuk ka konsensus publik dhe politik për këtë, shtoi Angelov.