Planifikojnë vaksinim kundër Covid-19

Qeveria po propozon lidhjen e një kontratë për blerjen e vaksinës Janssen kundër koronavirusit, sipas një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili është paraqitur në parlament. Propozohet që parlamenti të miratojë pjesëmarrjen e Bullgarisë në marrëveshjet paraprake për blerjen e 4 vaksinave të tjera kundër Covid-19 - Astra Zeneca, Sanofi, Pfizer dhe BioNTech.

Aktualisht është duke u përpunuar një plan për vaksinimin në Bullgari kundër koronavirusit, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov për televizionin bTV. Ka dy drejtime. Do të aplikohet prioriteti evropian, sipas të cilit së pari duhet të fillojë vaksinimi i njerëzve më të rrezikuar që janë në vijën e parë. Pas kësaj do të vaksinohen të moshuarit dhe pastaj të gjithë të tjerët, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë.