Bullgaria shtrëngoi masat kufitare për Covid-19

Që nga 19 korriku Bullgaria forcon masat kufitare kundër Covid-19. Në zonën e kuqe përfshihen 3 vende të reja evropiane - Qiproja, Britania e Madhe dhe Spanja, si dhe Kuvajti dhe Fixhi. Kufizimi për fëmijët që vijnë nga atje do të zbatohet deri në fund të korrikut. Bullgaria nuk lejon vizita nga këto vende, përveç nëse bëhet fjalë për shtetas bullgarë dhe persona me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në vendin tonë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre.

Të mbërriturit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Qiproja duhet të paraqesin një test negativ PCR, të vërtetuar nga një certifikatë digjitale e vlefshme e BE-së ose dokument i ngjashëm që përmban të njëjtat të dhëna. Ky kusht u përket të gjithë personave të mbërritur, pavarësisht nëse ata janë të vaksinuar apo jo. Të mbërriturit mbeten nën një karantinë 10-ditore, e cila mund të anulohet me një test PCR të kryer deri në 24 orë pas mbërritjes. Të mbërriturit nga nga Rusia dhe Portugalia janë një kategori e veçantë dhe lejohen në Bullgari me paraqitjen e një çertifikate të vlefshme digjitale Covid, duke treguar një rezultat negativ deri në 72 orë para hyrjes në vend.