Bullgaria nuk do të pranojë të huaj që vijnë nga Malta, Andorra dhe Gjeorgjia

Që nga 26 korriku, Bullgaria po mbyll kufijtë e saj për të huajt nga Malta, Andorra dhe Gjeorgjia për shkak të përkeqësimit të situatës së epidemisë në të tri vendet. Kufizimi tani zbatohet për Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Qipron dhe Kuvajtin.

Masat nuk prekin qytetarët bullgarë dhe familjet e tyre që vijnë nga këto vende, por ata duhet të paraqesin një test negativ për Cavid-19, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo.

Ministria e Shëndetësisë bëri një përjashtim për Holandën. Ajo është gjithashtu në zonën e kuqe, megjithatë do të lejohet të hyjnë të huajt që vijnë nga atje me një test të detyrueshëm PCR. Çdo javë rreth 10 fluturime çarter me turistë vijnë në Bullgari nga Holanda, njofton BGNES.