Për të katërtën ditë radhazi, numri i të infektuarve me Covid -19 po rritet

231 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, ose 15 më shumë në krahasim me ditën e enjte. 1.53% e 15092 testeve janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në 3 rrethe - Vidin, Vraca dhe Veliko Tërnovo, nuk ka pacientë. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 43 dhe në Plovdiv - 38.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë u rrit nga 7702 në 7882. Numri i pacientëve të shtruar në spital gjithashtu u rrit me 10 pacientë në 764. 79 pacientë u trajtuan në njësitë e kujdesit intensiv. Tre persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. 48 persona u raportuan të shëruar.

Të enjten u vaksinuan 12 222 veta. Numri total i dozave të injektuara tashmë është 2 013 988. 991 535 bullgarë e kanë përfunduar imunizimin.