Po ulet numri i njerëzve që dëshirojnë të votojnë po të ketë zgjedhje të treta parlamentare në vend

Partia e Sllavi Trifonovit "Ka një popull të tillë" (ITN) po rrit elektoratin e saj kundejt koalicionit GERB - SDS, sipas sondazhit të fundit të “Market Links” të porositur nga bTV. Sondazhi u zhvillua në periudhën midis 21-28 korrikut.

Në rast të zgjedhjeve të reja, ITN do të marrë 19.3% të votave, ndërsa GERB-SDS mbetet e dyta me 15.1%, pasuar nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 12.4. Forca e katërtë është koalicioni "Bullgaria Demokratike" - 11.7%. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) merr 7.5 përqind të votave dhe "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!" - 4.4%.

Po konstatohet demobilizim i elektoratit. Vetëm 48% e të anketuarve janë gati të marrin pjesë në zgjedhje. Në sfondin e ndarjes së partive në vend, më shumë se gjysma e bullgarëve mbështesin qeverinë e përkohshme, tregon sondazhi.

Още от БНР уеб