Vdiqën dy fëmijë me Covid-19

Dy fëmijë me Covid-19 kanë vdekur këto ditë. Njëri është 7 vjeç me sëmundje kronike neurologjike, tjetri është 9 vjeç. Fëmija më i madh vdiq në një spital në Plovdiv më 19 shtator, por deri më sot e kësaj dite ai nuk figuron në raportin zyrtar, i cili botohet çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht po zhvillohet hetim, njoftoi BNT.

Në spitalin për mjekimin e sëmundjeve të mushkërive në Ruse, raportohet çdo ditë të paktën një rast i një fëmije të infektuar me koronavirus, gjë që është një tendencë e qëndrueshme e kësaj vale të epidemisë, raportoi korrespondentja e BNR-së Asja Pençeva. Pacienti më i ri është një foshnjë vetëm 14-ditëshe. "Në valën e parë nuk kishte asnjë fëmijë. Fëmijët filluan të shfaqen në prill të këtij viti, "tha shefi i spitalit Svetosllav Daçev.