Rritje e dyfishtë e numrit të të vdekurve nga Covid-19 në ditë

1835 janë infektuar rishtas me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 8.7% e 20 996 testeve të kryera janë pozitive, sipas faqes së internetit coronavirus.bg. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 401, në Plovdiv - 150, në Varna - 145 dhe në Blagoevgrad - 103. Më pak të infektuar janë raportuar në Razgrad - 14.

Të sëmëurët e regjistruar janë 41 752. 4 949 veta janë shtruar në spital. 414 prej tyre janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit, 99 persona kanë vdekur me Covid-19 të konfirmuar. Rritja e këtij treguesi tragjik në krahasim me një ditë më parë është me 72 vdekje. 1055 persona të infektuar janë shëruar.

Të enjten u dhanë 11 441 vaksina. Bashke me to numri total i dozave të bëra është 2 494 575. 1 298 936 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.