Një shkollë bashkiake e nivelit evropian mirëpret nxënësit në Berkovica

Fëmijë të lumtur dhe të etur për dije - kjo është ëndrra e çdo prindi dhe mësuesi në vendin tonë. Është mjaft e mundur të "infektoheni" me këtë entuziazëm nëse e gjeni veten në shkollën bashkiake "Nikolla Jonkov Vapcarov" në Berkovica. Dizajni i dhomave të klasës është vepër e një studioje bullgare të specializuar në formimin e dizajnit të qendrave të ndryshme sociale.

Sipas krijuesve të saj Violetka Sllavova dhe Maria Stajnova, mjedisi mësimor duhet të dizajnohet sipas nevojave të nxënësve dhe mësuesve të tyre, duke përdorur sa më shumë resurset në dispozicion të shkollës.

Maria Stajnova dhe Violetka Sllavova

Në vitin 2018 dy vajzat fituan konkursin për arkitektë të rinj "Shkollat ​​e së Ardhmes" për shkak të idesë së tyre për ndërtimin e një Qendre për Shkenca Natyrore dhe Sipërmarrje. 

Vizioni i projektit të tyre u pëlqye nga menaxhmenti i shkollës dhe prej andej ata kërkuan nga arkitektet që ta realizojnë atë në Berkovica, në mënyrë që ta kthejnë arsimin në një festë për nxënësit e tyre nga klasa I deri në VII.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Още от БНР уеб