Lista e vendeve sipas zonave të ngjyrave për hyrjen në Bullgari po aktualizohet

Që nga e mërkura, 29 shtator, Suedia përfshihet në listën e vendeve në zonën e gjelbër. Polonia, Sllovakia, Hungaria, Finlanda, Vatikani, Republika Çeke, Luksemburgu, Rumania, Danimarka, Italia, Spanja dhe Malta po mbeten në zonën e gjelbër.

Gjithashtu nga e mërkura në zonën me ngjyrë portokalli do të jenë Austria dhe Norvegjia, të cilat aktualisht janë në zonën e gjelbër.

Lituania hyn në zonën e kuqe. Kështu, të gjithë që vijnë ky vend, duhet të zbatojnë rregullat për hyrje në Bullgari nga zona e kuqe.

Lista e azhurnuar e vendeve është përcaktuar me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë.

Подкасти от БНР