Parashikimi i motit për 20 tetorin

Parashikimi është për ngrohj të motit

Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë mjegull ose re të ulëta në disa vende në ultësira. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 16 dhe 21 gradë, për Sofjen deri në 16 gradë.

Mbi bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell, para mesditës vende-vende me vranësira të ulëta ose mjegull. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 16 - 17 gradë, afër temperaturës së ujit të detit. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.

Në male do të ketë diell. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 12 gradë, në 2000 m rreth 6. Në vendpushimet Borovec dhe Pamporovo termometrat do të arrijnë deri në 11 gradë, në Bansko deri në 14.

Do të mbetet me diell deri të shtunën në ditët në vijim, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.


Още от Точно днес