Premtojnë teste falas për punëtorët në objektet e mbyllura

| обновено на 21.10.21 в 19:06

Vlefshmëria e certifikatës për të prekurit nga Covid-19 po zgjatet nga 6 në 12 muaj brenda vendit, njoftoi në një konferencë për shtypin Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov.

Dokumenti i vaksinimit pas dozës së parë do të jetë gjithashtu i vlefshëm si një certifikatë për 1 muaj ndërsa pritet doza e dytë. Deri më 25 tetor gjatë inspektimeve të organeve shëndetësore për shkelje në zbatimin e masave të reja anti-epidemike do të lëshohen vetëm udhëzime, pa gjoba. Kjo është një periudhë hiri për të testuar sistemin, shtoi zëvendësministri Dimitar Petrov.

Testet falas të antigjenit do të bëhen për punonjësit në vendet që punojnë në ambiente të mbyllura dhe përfshihen në kërkesën për një certifikatë të gjelbër, premtoi Kacarov.

Për të dytën mbrëmje me radhë në Sofje po zhvillohet një protestë kundër "certifikatave të gjelbra" Këtë herë banorët e Sofjes mblidhen para ndërtesës së Presidencës, njoftoi reporterja e BNR Evelina Stojanova.


Подкасти от БНР