I bënë thirrje personelit të ushtrisë të vaksinohet

Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov u bëri thirrje punonjësve të ushtrisë të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Vaksinat në këtë fazë janë mënyra e vetme për të mbrojtur. Tani është koha që ushtria bullgare të shërbejë si shembull për shoqërinë, siç ka qenë gjithmonë duke zgjedhur të mbështesë vaksinimin”, tha ministri.

Ai kujtoi se vendi ishte ndër të parët në botë që administroi vaksinat me ndihmën e ushtrisë dhe në vitin 1928 zhduku linë.  “Në fillim të shekullit të kaluar, ne ishim një nga vendet e para në botë që filluam përdorimin e vaksinave të difterisë. Bullgaria është përsëri një nga të parat që administroi vaksinat kundër tuberkulozit”, kujtoi ministri.


Подкасти от БНР