73 veta vdiqën me koronavirus të konfirmuar

733 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, 5.25 për qind nga 13 936 testet e kryera janë pozitive sipas portalit coronavirus.bg. 85 për qind nga të porsa infektuarit nuk janë të vaksinuar.

Sëmundshmëria 14-ditore është nën 900 raste për 100 000 veta.

Të vdekurit gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 të konfirmuar janë 73. Prej tyre 92 për qind nuk ishin të vaksinuar.

Për 7 ditët e fundit të vdekurit si rezultat i pandemisë janë 974.

233 pacientë me koronavirus u pranuan në spitale, 87 për qind prej tyre nuk janë të vaksinuar.

Pacientët e shtruat në spitale janë 7357, prej tyre 760 janë në njësitë e kujdecit intensiv.

Të shëruarit janë 835 veta.

Të dielën u dhanë 4544 vaksina. Me imunizimin e plotë janë 1 693 392 njerëz. Me një dozë të tretë janë 61 835 persona.


Подкасти от БНР