Ministri i Arsimit: Nuk ka teste për fëmijët për arsye objektive

Ka disa prokurime publike për mbi 3 milionë teste për Covid-19 për nxënësit, por nuk ka firma të cilat mund të dorëzojnë sasi të tilla në një kohë të shkurtër. Problemi objektiv është se nuk ka teste në Bullgari, por ka mjete të siguruara. Këtë e tha për Radion Kombëtare Bullgare Ministri i Arsimit, Nikollaj Denkov, lidhur me problemin me kthimin e nxënësve të mëdhenj pas klasës së pestë në shkollë.

Ai theksoi se deri më tani shkollave u janë ofruar më shumë se 1 milion teste. Ministri shtoi gjithashtu se deri më tani 22 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Подкасти от БНР