Numri i vdekjeve nga Covid-19 në ditë mbetet treshifror

2370 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 79.8% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 8 për qind e 30 737 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Janë të regjistruar 105 178 të sëmurë aktivë. Nga 609 të sapopranuarit për trajtim në spital, 83,9% e tyre nuk janë të vaksinuar. Në spital janë shtruar 6758 pacientë. 787 prej tyre janë në repartin e terapisë intensive.

113 veta vdiqën me Covid të konfirmuar. 89% e të vdekurve nuk janë të vaksinuar. 3008 pacientë u raportuan të shëruar.

Të enjten janë dhënë 21 122 vaksina. 1 737 588 persona u imunizuan me dy doza. Me dozën e tretë janë 79 155 persona.
Подкасти от БНР