Është e vogël mundësia që vaksinat aktuale të mos veprojnë kundër variantit Omikron

“Mundësia që vaksinat aktuale Covid të mos veprojnë kundër variantit Omikron është tepër e vogël, ato mund të veprojnë por në mënyrë më të dobët.” Këtë mendim e shprehu për bTV ish-kryetari i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Todor Kantarxhiev. Ai vuri në dukje hipotezën, se ka të ngjarë që varianti i ri të ketë lindur te një pacient i sëmurë nga SIDA i cili është infektuar me koronavirus. Duke marrë parasysh rrezikun që varianti Omikron të përhapet edhe në vendin tonë, epidemiologu këshilloi njerëzit të cilët akoma nuk kanë vaksina të imunizohen ndërsa ata mbi 65 vjeç të marrin një dozë përforcuese. Prof. Kantarxhiev tha gjithashtu, se masat duhet të shtrëngohen dhe më shumë njerëz të testohen.

Подкасти от БНР