Nikolla Minçev është kryetar i ri i Kuvendit Popullor

Deputetët e Legjislaturës së 47 të Kuvendit Popullor zgjodhën për kryetar të Parlamentit Nikolla Minçev nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Ai u mbështet me 158 vota. Minçev është jurist dhe ka përvojë të gjatë si avokat. Ai është specialist në të drejtën procedurale.

Nga 240 deputetët në Parlamentin e 47-të, vetëm 54 janë gra. Ky është Kuvendi Popullor me më pak gra. Mosha mesatare e deputetëve është pak më shumë se 40 vjeç. Më të shumtat janë grupet profesionale të avokatëve – 38, dhe të ekonomistëve - 31. Mjekët janë 13.

Nënshkrimi i marrëveshjes së qeverisjes së koalicionit mes 4 partive negociuese është shtyrë për javën e ardhshme. Presidenti Rumen Radev njoftoi se më 6 dhjetor fillon konsultime për formimin e qeverisë së re.
Още от БНР уеб
Подкасти от БНР