Numri i të infektuarve rishtas është në rënie, por përqindja e të infektuarve po rritet

5703 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Janë 1359 më pak se një ditë më parë. 72.66% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 19,1% e 29 813 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Janë regjistruar 139 593 të sëmurë aktivë. Në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 553 të infektuar. 81% e tyre nuk janë të imunizuar. Gjithsej të shtruarit në spitale janë 5257 veta. 579 janë në terapi intensive.

77 persona me Covid të konfirmuar vdiqën të mërkurën. 71 prej tyre nuk ishin të imunizuar. Të kuruarit janë 6257.

Janë bërë 30 398 vaksina. 1 954 380 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.