Lehtësimi i masave anti-epidemike do të diskutohet pas valës së Omikronit

Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” dënoi protestën e mbështetësve të partisë “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) në kryeqytet me kërkesën për heqjen e certifikatës së gjelbër. “Organizimi i njerëzve për të udhëtuar, inkurajimi i tyre që të mos përdorin pajisje mbrojtëse personale dhe vaksina në ditën me më shumë të infektuar që nga fillimi i krizës së Covid-it, nuk është gjë tjetër veçse huliganizëm i pamatur”, tha deputeti Nikollaj Angov në një deklaratë nga tribuna e Parlamentit .

Nuk është koha për lajme të rreme dhe provokime dhe për të propaganduar mohimin e shkencës. Është koha për të shpëtuar më shumë jetë njerëzore, apeloi Angov. Lehtësimi i masave anti-epidemike do të diskutohet pasi të kalojë vala e tanishme, tha partia në pushtet.