Një urdhër i Ministrit të Shëndetësisë zemëroi hotelierët

Vendpushimet tona dimërore paralajmërojnë për pasoja të rënda nga urdhri i fundit të Ministres së Shëndetësisë Asena Serbezova nga e premtja, 14 janar. Sipas urdhrit, qytetarët e vendeve në zonën e kuqe nuk mund të hyjnë në Bullgari. Përjashtim bëjnë vendet anëtare të BE-së dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, të cilat mund të hyjnë në vendin tonë jo vetëm me certifikatë shëndetësore, por edhe me PCR test negativ.

Biznesi turistik reagoi ashpër kundër këtij standardi të dyfishtë dhe kërkoi korrigjim urgjent të urdhrit. Hotelierët paralajmëruan për falimentime masive pasi u anuluan të gjitha rezervimet të turistëve nga Turqia, Izraeli, Serbia, Rusia dhe Maqedonia e Veriut, pushimet dimërore të të cilëve nisin këtë javë.