¼ janë të sapoinfektuarit gjatë 24 orëve të fundit nga më shumë se 41 000 analiza të kryera

10 160 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 1021 raste më pak se një ditë më parë. 77.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 24,5% e 41 433 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i të sëmurëve aktivë është rritur në 179 301. Numri i pacientëve të saporegjistruar në spitale është 572. 83.4% e tyre nuk janë të vaksinuar. Gjithsej 5208 pacientë janë shtruar në spital. 542 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 93 persona me Covid të konfirmuar. 88 prej tyre nuk janë vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, viktimat e virusit janë 32 431 persona. 861 veta janë shëruar. Të mërkurën janë dhënë 19 321 vaksina. 1 970 165 persona kanë përfunduar imunizimin. Me një dozë përforcuese janë 541 337 veta.