Shtrëngojnë masat kundër pandemisë së Covid-19
публикувано на 20.01.22 в 13:30

Autoritetet shëndetësore po diskutojnë shtrëngimin e masave anti-epidemike në disa zona, tha Kryeinspektori i Shëndetësisë Angell Kunçev. Komiteti Kombëtar Pandemik po monitoron gjendjen dinamike në Sofje, rrethin e Sofjes, Plovdiv, Bllagoevgrad, Pernik dhe Stara Zagora, ku sëmundshmëria është më e larta. Masat e reja do të nënshkruhen më 21 janar.
Propozohet që në kryeqytet të ulet deri në 50% kapaciteti i vendeve të rëndësishme për shëndetin publik, restoranteve dhe lokaleve argëtuese. Koha e punës do të kufizohet deri në orën 22.00 dhe qasja do të jetë vetëm me një certifikatë të gjelbër. Propozohet që nxënësit pas klasës së 4-të të mësojnë përsëri në distancë deri në fund të pushimeve të tyre mes dy semestrave, ose të mësohet sipas parimit të rotacionit.
Bllagoevgrad, Burgas, rrethi i Sofjes, Pernik, Vidin, Stara Zagora dhe Plovdiv janë rrethet me sëmundshmërinë më të lartë, ku pritet edhe vendosja e masave.
Още от Të dhëna aktuale