Kryeministri nuk pret që kriza të përshkallëzohet

Anijet dhe avionët që vijnë nga Spanja dhe Holanda në Bullgari nuk janë dërguar për shkak të situatës së jashtëzakonshme, por janë pjesë e misionit Airpolising, për të cilën u arrit marrëveshje që në vitin 2016, deklaroi Kryeministri Kirill Petkov. "Natyrisht që tensioni po rritet, por nuk mendoj se do të arrihet në luftë." Këtë e tha Kryeministri Kirill Petkov me rastin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të thirrur nga qeveria.

“Ne do të jemi një partner dhe aleat konstruktiv në NATO dhe BE, që të mund tëbashkëpunojmë në mënyrën më të mirë me aleatët tanë, por le të kemi idenë e qartë se vendimet që merren janë bazuar në shërbimet bullgare të sigurisë. Jam i sigurt se vendimet që marrim do të mbrojnë interesin kombëtar bullgar," shpjegoi Kryeministri.