Numri më i lartë ditor i të infektuarve të rinj që nga fillimi i pandemisë

12 399 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 11 049 një ditë më parë. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të reja që nga fillimi i pandemisë. Mbi 76 për qind prej të infektuarve nuk janë të imunizuar.

28.2 për qind e 43 981 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 9738 në 217 129. Numri i të sapo pranuarve në spital është 692. Prej tyre 83 për qind nuk janë të imunizuar. Në spitale u shtruan 5347 pacientë. 523 janë në terapi intensive.

73 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 61 nga të vdekurit nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. Të shëruarit për këtë periudhë janë 2688.

Të martën u dhanë 10,667 vaksina. 1 980 511 persona janë me ciklin e përfunduar të vaksinimit.