Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pallati dhe Kopshti Botanik në qytetin e Ballçikut

Në Kopshtin Botanik dhe në rezidencën verore të mbretëreshës rumune Maria llojet e bimëve numërojnë mbi 2500
Снимка: arkiv

Bregu verior i Detit të Zi konsiderohet kështu të thuhet pjesa më aristokratike e vijës bregdetare në Bullgari. Aty që në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar u ngrit pushimorja detare shumë atraktive dhe me një arkitekturë tërheqëse Albena. Rusalka dhe Zllatni pjasëci janë dy vendet e tjera të preferuara për t’u bërë pushime verore te ne. Në krye të qyteteve me pamjet më të bukura detare është Varna, e cila është qendra më e madhja bregdetare në Veri të Detit të Zi. Një pushimore tjetër e cila gjithashtu tërheq shumë turistë gjatë stinës së verës është Ballçik. Ky vend dallohet për nga atmosfera e tij aristokratike dhe kënaq syrin me një pamje jashtëzakonisht të bukur nga deti. Nuk është e rastit që në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar mbretëresha rumune Maria e ka zgjedhur Ballçikun rezidencë verore.

© Foto: arkiv

Në bregun e Ballçikut ngrihet një pallat i rrethuar me një park të mrekullueshëm. Dikur ky pallat ka disponuar postë, parking, bile një njësi ushtarake. Edhe sot e kësaj dite mban emrin “Pallati”. Shtrihet në Kopshtin Botanik dhe bën pjesë në 100 objektet e turizmit kombëtar.

Pallati i Ballçikut është ruajtur mirë dhe vazhdimisht menaxhohet. Një nga vendet interesante për vizitë është vila mbretërore. Ajo quhet “Foleja e qetë” dhe dikur ka qenë rezidencë verore e mbretëreshës. Në këtë vilë është ekspozuar historia e gjithë Pallatit. Dhomat janë ruajtur fiks siç kanë qenë në kohën e familjes mbretërore. Një objekt tjetër interesant në Pallat është Kisha e Fjetjes së Shën Marisë. Dikur kjo kishë ka mbajtur emrin “Stela Maris” që emër ia ka dhënë mbretëresha Maria. Ballina e kishës është ndërtuar sipas modelit të një kishe tjetër në Qipro nga shekulli i XV-të. Historia rrëfen se mbretëreshës shumë i ka pëlqyer kisha në Qipro dhe ka dhënë porosi për t’u ngritur e njëjta në rezidencën e saj në Ballçik. Nga njëra anë e derës së kishës është pikturuar mbretëresha Maria, kurse nga tjetra anë duket imazhi i vajzës së saj më të dashur Iliana.

© Foto: arkiv

© Foto: wikipedia.org

Mbretëresha Maria

Në Pallatin e Ballçikut mund të shihen frone guri, enë prej argjile dhe produkte të tjera interesante që kanë qenë nga koleksioni i mbretëreshës. Ajo ka sjellë nga Moldavia dhe disa kryqe guri dhe i ka shtrirë ato nëpër Kopshtin.

Kopshti Botanik në Ballçik të le pa frymë, në të vërtetë është një kryevepër e natyrës. Që nga viti 1955 botanikët e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” e mbjellin atë me lloje të ndryshme bimësh nga flora bullgare dhe nga ajo e huaj. Kopshti Botanik është shumë interesant, sepse shtrihet në disa shkalla. Kështu janë formuar kopshte të vogla më vete, të cilat duken si ballkone. Mbretëresha Maria i ka thirrur ato me emra të ndryshëm, p.sh. “Kopshti i Zotit” etj.

Në Ballçik rriten më se 60 lloje trëndafilash. Mes tyre gjendet dhe trëndafili blu. Parku i “mbretëreshës së luleve” është një parajsë e vërtetë. Supozohet se, trëndafili vjen nga Persia. Sot ekziston dy rajone ku rritet trëndafili me qëllim nxjerrjen e vajit prej tij që vaj kërkohet shumë në industrinë e parfumerisë botërore. Bëhet fjalë për rajonin e Bullgarisë dhe Turqisë dhe për rajonin e Francës së Jugut dhe Marokut.

Në një sipërfaqe prej 65 akrash rriten mbi 2500 bimë të rralla dhe ekzotike që bimë u përkasin 85 familjeve dhe 800 llojeve. Larmia biologjike nga mbarë bota përfshin drurë, shkurre, bimë shkëmbore e ujore, bimë alpine dhe rëre, lloje të kërcënuara me zhdukje dhe barna shëruese. Disa nga bimët janë të moshës mbi 50 vjeçare. Një nga koleksionet më tërheqëse është ai i kaktuseve. Ky koleksion është i dyti për nga lloji i tij në Evropë, pas koleksionit të kaktuseve në Monako.

© Foto: arkiv

Kopshti Botanik i Ballçikut u shpall qendër e shpëtimit të bimëve të konfiskuara në kufi sipas Konventës së Uashingtonit (CITES). Kjo parajsë e bimëve bën pjesë në Këshillin Botëror të Kopshteve Botanike (BGCI) dhe është dekoruar me urdhrin “Shën Kiril dhe Metodi” të shkallës së dytë për kontributin e saj arsimor e shkencor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Lina Ivanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна