Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Një takim i kujtueshëm mes mbretit Boris III dhe basit Boris Hristov

Автор:
Basi Boris Hristov
Снимка: arkiv
Gjatë vitit 1942, në mesin e Luftës së Dytë Botërore, një bisedë e shkurtër ndryshon fatin e një juristi të ri, këngëtar në korin e Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Më 6 janar është takimi i kujtueshëm mes dy burrave me të njëjtin emër – mbreti Boris i III dhe Boris Hristovi, të cilin më vonë do ta quajnë një nga zërat e mëdhenj në botë.

Në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare janë ruajtur kujtimet e Penka Kasabovës – një shoqe e afërt e Boris Hristovit gjatë asaj kohe. “Ishte Theaofania, viti 1942. Borisi mbërriti në një gjendje shumë të mirë shpirtërore. Vërtiste në dorë një degë të vogël prej borige dhe kur ma jepte, tha: “Ke shumë të fala nga Lartmadhëria e Tij.” E pranova si shaka dhe u përgjigja në të njëjtën mënyrë. Por pasi dëgjova se çfarë ka rastisur në liturgjinë me rastin e Theofanisë, thjesht mbeta pa zë. Sipas traditës, çdo vit në këtë ditë ndërtonin një shtëpizë të vogël prej degësh prej brigjeve përpara pallatit. Aty dhespoti zhvillonte një meshë përkujtimore. Mbreti Borisi i III gjithmonë merrte pjesë dhe pas kësaj ftonte që të gjithë, të cilët kanë marrë pjesë në përshpirtjen – prifti, persona të tjerë shpirtërorë, ministra, korin e Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Këtë vit, pas qerasjes, kori ka kënduar disa këngë. Atëherë Borisi i III ka dashur që ndokush nga solistët të interpretoj diçka. Angjell Popkonstantinov, dirigjent i korit ka thënë: “Hajde, Boris erdhi radha tënde të këndosh përpara mbretit!” Borisi ishte pak i turpshëm dhe i ndrojtur, por kishte një intuitë shumë të fortë. Sigurisht që kjo intuitë e ka detyruar të evitojë frikësimet e veta dhe të interpretojë një këngë. Pas kësaj mbreti ka shkuar tek ai: “A nuk mendoni se e keni gabuar profesionin? Me këtë zë të mirë mund të ishit një njeri i lumtur dhe po kështu – të nderoni Bullgarinë me një këngëtar të tillë”, kanë qenë fjalët e Lartmadhërisë së Tij. Prej kohe i thosha Borisit të lërë drejtësinë dhe t’i përkushtohet muzikës. Shfrytëzova rastin përsëri t’i flasë, kurse ai vetëm më buzëqeshte në mënyrë të turpshme, por sikurse për herë të parë ishte i predispozuar të mendojë për ndërrim të profesionit të vet.”

“Pas kësaj ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt, po kështu si në përrallë – vazhdon zonja Kasabova. – Mbreti ndërhyri dhe i propozoi Ministrisë së Arsimit t’i lëshoj bursë Borisit, që të mund të studioj në degën e këndimit në Itali. Mbase 10 vjet më vonë ai më njoftoi se, çdo gjë është gati, por se nuk është i sigurt se do të pranojë. Sipas tij, ishte pak vonë – së shpejti do të mbushte 28 vjet. I rikujtova se ka kënduar në disa kore, që është një mësim serioz muzikor. Përveç kësaj, gjyshi i tij ka qenë një këngëtar i njohur në Kishën e Bitolas, babai i tij interpretonte këngë popullore maqedonase në radio. Me fjalë të tjera – një këngëtar i brezit të tretë. I thash akoma: “Si mund të luhatesh! Me këtë zë prej kadifeje, të vënë në mënyrë fare të natyrshme, patjetër që do të kesh sukses!” Pas kohe ai më tha se ka filluar të mësoj italisht. I tillë ishte Borisi gjatë asaj kohe – e mendonte mirë çdo gjë, kurse kur merrte vendime, hidhej me gjithë shpirt, që të mund ta realizojë. U nis në ditën e ditëlindjes së vet – 18 maj 1942. Kjo ishte ndërhyrja e mbretit Boris në rrugën krijuese të Boris Hristovit. Kur u bë një këngëtar i njohur dhe i duartrokisnin në të gjitha skenat për 10-15 minuta çdo herë, kurse publiku qëndronte në këmbë, Bullgaria, atdheu i tij nuk e ftoi. Ishte konsideruar si “njeriu i mbretit”. Në qoftë se fakti se mbreti Boris III i dha një “rrugë të gjelbër” që të mund të zhvillojë talentin e vet, e bëri një “njeri të mbretit”, nuk ke se ç’ ti thuash.”

Kështu filloi rruga e Boris Hristovit drejt skenave të mëdha. Zëri i tij i shkëlqyer, prania e papërsëritshme skenike dhe profesionalizmi i madh e renditën mes parësisë kulturore në botë. Por viti 1942 ndryshoi krejtësisht jetën e tij personale, duke i caktuar një ndarje të hidhur me të afërmit dhe me gruan e dashur. Pas ndërrimit të regjimit politik gjatë vitit 1944 qeveria pro-sovjetike nuk u lejoi prindërve të tij ta vizitojnë në Itali. Vet Boris Hristovit nuk i ishte lejuar të vijë në atdhe deri në vitin 1967. Më vonë gjërat u ndryshuan. Dhe artisti me famë botërore kishte mundësi të bëjë shumë për Bullgarinë dhe për talentet e rinj të operës. Kështu realizoi një nga ëndrrat e tij – të tërheq dhe bullgarë të tjerë në “rrugën e gjelbër”, e cila i ishte dhënë nga monarku gjatë vitit të lavdishëm 1942.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени